Ylli përforcohet edhe me një tjetër basketbollist amerikan - Gazeta Express
string(58) "ylli-perforcohet-edhe-me-nje-tjeter-basketbollist-amerikan"

Sport

Gazeta Express

27/09/2022 17:25

Ylli përforcohet edhe me një tjetër basketbollist amerikan

Sport

Gazeta Express

27/09/2022 17:25

Pasi ka filluar sezonin në mënyrë të dobët, KB Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Kampionët në fuqi të Kosovës njoftuan këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me Jay Threatt, shkruan Gazeta Express.

Klubi nga Suhareka bëri të ditur se lojtari ka përvojë të madhe, pasi ka luajtur në Francë, Lituani, Greqi dhe Poloni.

Threatt në sezonin e fundit u aktivizua te skuadra polake, Wilki Morskie Szczecin.

33-vjeçari nga Amerika luan në pozitat 1 dhe 2. Ai është 178 centimetra.

Ylli nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2022/23 në Superligë, pasi ka pësuar humbje në tri ndeshjet e para.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic u mposht nga Rahoveci, Sigal Prishtina dhe Peja. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement