Ylli përforcohet me një lojtar të qendrës - Gazeta Express
string(41) "ylli-perforcohet-me-nje-lojtar-te-qendres"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/07/2021 12:46

Ylli përforcohet me një lojtar të qendrës

Sporte tjera

Gazeta Express

06/07/2021 12:46

Therandasit vazhdojnë me përforcime. Ata e sollën në Therandë qendrën Barret Benson. Golden Eagle Ylli, pas vitit historik që e pati, synon të jetë protagonist në basketbollin kosovar edhe sezonin e ardhshëm

Golden Eagle Ylli vazhdon të përforcohet për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express. Kampioni aktual i Kosovës njofton se i ka përforcuar radhët e veta me basketbollistin e pozitës qendër, Barret Benson. Në të kaluarën, ai kishte luajtur në kampionate të njohura evropiane si në Gjermani dhe në Gjeorgji.

Paraprakisht, ditë më parë Ylli e zyrtarizoi edhe përforcimin me Mikaile Tmusic, i cili njëherësh është edhe përfaqësues i Kosovës. Ndërkohë, nga klubi u larguan Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, shkruan Gazeta Express. Gjithashtu, suharekasit e konfirmuan trajnerin Adis Beciragic, i cili do t’ju prijë atyre edhe për dy sezone.

Golden Eagle Ylli sigurisht se nuk do të ndalet me kaq, pasi në ditët apo javët në vazhdim do të sjellë edhe basketbollistë të tjerë në ekip. Therandasit synojnë të jenë protagonistë në basketbollin kosovar edhe në sezonin e ardhshëm. Ata e fituan titullin historik të kampionit të Kosovës, ndërsa triumfuan edhe në Ligën Unike, e cila i bashkoi klubet nga Shqipëria me ato nga Kosova. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement