Pas lidhjes me Anwar Hadid, Dua Lipa është bërë pjesë e pa ndarë e familjes së tij.
Kjo është vënë re nga fotot dhe komentet qe Dua shkëmben me motrat e partnerit Gigi dhe Bella por edhe me nënën e Anwar Yolanda.
Kjo e fundit poston vazhdimisht foto të familjes se saj e që nuk kanë munguar edhe fotot e djalit të saj tashmë me të dashurën e tij Duan.
Mbrëmjen e sotme ish-modelja holandeze ka postuar një foto të djalit të saj bashkë me qenin që tashmë kanë ai dhe Dua duke shkruar kështu:
“Babai me djalin(referuar qenit) dhe dikush që mungon (referuar Duas).”
Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i Duas e cila i ka komentuar disa emoji me sy zemra. Ndërkohë, Dua ka postuar disa foto në Instagram ku ka treguar se ndodhet në emisionin e Jimmy Fallon për të zhvilluar një intervistë. /Express/

Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...