string(76) "zaev-dolem-nga-izolimi-dhe-sot-sjellim-vendime-me-vendet-e-fuqishme-boterore"

Zaev: Dolëm nga izolimi dhe sot sjellim vendime me vendet e fuqishme botërore

Ballina

Gazeta Express

28/03/2022 11:38

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në përvjetorin e dytë të anëtarësimit të vendit në NATO ka thënë se ky veprim e ka larguar vendin nga izolimi dhe e ka bërë pjesë të shoqërisë.

“Filluam rrugëtimin tonë me lëndime dhe goditje të përgjakshme në Kuvend. Kemi punuar për reforma dhe transformim të një shteti të izoluar për ta bërë një shtet demokratik. I’a vlejti dhe bota na dha mbështetjen e duhur” ka thënë Zaev.

Lexo Edhe:

Zaev ka qenë kryeministër i vendit nga 1 qershori i vitit 2017 ndërsa nga funksioni dha dorëheqje në fund të tetorit të vitit të kaluar, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.