Interi e largoi atë si një lojtar të parëndësishëm, duke ia dhuruar Romës në operacionin për afrimin e Radja Nainggolan.
Por, Nicolo Zaniolo i befasoi të gjithë me paraqitjet që në sezonin e parë në Romë, ndërsa tani shihet si e ardhmja e Italisë dhe pa asnjë diskutim, ka fituar një vend edhe në ekipin e Roberto Mancinit.
I biri i ish sulmuesit të Genoas, Igor Zaniolo, është rikthyer të flasë për ditën kur nisi të dalë në skenë dhe t’i pushtojë ballinat e mediave.
Kjo ndodhi në një ndeshje Championsi, kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, një arsye më shumë për të kujtuar gjithmonë debutimin e tij fantastik, madje para se të debutojë edhe në Serie A.
“Ende e mbaj mend atë mëngjes, kur (Eusebio Di Francesco) më tha se do të startoj, nuk më besohej njëherë. Është një ditë që s’do ta harroj kurrë”, tha ai.
“Madje nuk mendoja se do të udhëtoj në Madrid, e lëre më të jem në 11-she. Ai e mbajti këtë të fshehtë deri në minutën e fundit. I detyrohem Di Francescos, por edhe Roberto Mancinit, i cili më ftoi te Italia edhe para se të luajë ndeshje profesionale me klub. Mendoja se ishte bërë një gabim me listën. Isha si një fëmijë, i lumtur sa s’mund ta përshkruaj”. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...