Zbardhet padia e plotë e Ilir Metës për divorcin me Monika Kryemadhin - Gazeta Express
string(69) "zbardhet-padia-e-plote-e-ilir-metes-per-divorcin-me-monika-kryemadhin"

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 21:33

Zbardhet padia e plotë e Ilir Metës për divorcin me Monika Kryemadhin

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 21:33

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi live në emsion televiziv divorcin nga Monika Kryemadhi, ndërsa sot disa ditë më von është zbardhur padia e plotë e dorëzuar në gjykatë nga Ilir Meta i cili kërkon divorcin ndaj ish-bashkëshortes së tij, siç e quan ai.

Mësohet se çështja ka rënë për gjykim tek gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa) e cila do të trajtojë padinë me objekt “zgjidhja e martesës me të paditurën”.

Lexo Edhe:

Padia është dorëzuar nga Ilir Meta dhe arsyet i lidh me një krisje të marrëdhënies bashkëshortore për shkak të vendimeve politike dhe qëndrimeve të kundërta politike si ajo e djegieve të mandatit në 2019 nga Kryemadhi. Këto mos dakordësi kanë sjellë grindje të herëpasherëshme.

Ajo që vihet reh është se Meta ka dhënë adresë banimi ndryshe nga ajo e Monika Kryemadhit, duke pranuar se prej kohësh nuk jetojmë më bashkë.

Padia e plotë e dorëzuar në gjykatë:

KERKESE PADI

PADITES: llir Metaj, i biri i … dhe i ……, i datelindjes …, lindur

ne Skrapar dhe banues ne Tirane, i martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.

E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e … dhe e …., e datelindjes

…, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca ,Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane

OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren

BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes

DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE

PERGJITHSHEM

(SEKSIONI FAMILJAR)

TIRANE

E nderuar Gjykate!

Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982 date, 29.10.1998.

Nga kjo martese kane lindur 3 femije:

– B.M e datelindjes …

– B.M i datelindjes …

– E.M e datelindjes …

Gjate marteses marredheniet tona kane qene normale me problematika si çdo martese.

Sqaroj se me te padituren kemi qene dhe jemi aktive ne jeten politike te vendit shkak per te cilin kemi ushtruar dhe ushtrojme funksione te rendesishme ne organet shteterore, organet perfaqesuese te popullit dhe subjekte politike. Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar ftllimisht per shkak te qendrimeve dhe pikepamjeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko perfaqesues dhe vendimmarres por qe me kalimin e kohes ato u bene prezente edhe ne raportin tone bashkeshortor deri sa kohet e fundit keto mosperputhje qendrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kane sjelle si pasoje grindje te herepashershme duke tronditur thelle marredhenien tone bashkeshortore. Aktualisht prej disa muajsh marredhenia bashkeshortore eshte nderprere edhe ne kuptimin e bashkejeteses duke sjelle si pasoje humbjen e qellimit te kesaj martese ne te gjitha drejtimet. Ne keto kushte i kerkoj Gjykates caktimin e nje dite gjykimi dhe marrjen e vendimit per zgjidhjen e marteses me te padituren.

Bashkelidhur kerkese padise:

– Certifikate martese { nga Akti ), date 18.06.2024, Bashkia Tirane {arkiva)

– Certifikate familjare, date 19.06.2024, Bashkia Tirane, Njesia

Administrative nr 7, Zyra e Gjendjes Civile 379.

Tirane me 20.06.2024