Zbulimi i altarit romak në Drenas, Latifi: Ia heq Manastirit të Deviqit statusin e monumentit më të vjetër në Drenicë - Gazeta Express
string(115) "zbulimi-i-altarit-romak-ne-drenas-latifi-ia-heq-manastirit-te-deviqit-statusin-e-monumentit-me-te-vjeter-ne-drenice"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 18:02

Zbulimi i altarit romak në Drenas, Latifi: Ia heq Manastirit të Deviqit statusin e monumentit më të vjetër në Drenicë

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 18:02

Në murin rrethues të Kalasë së Vuçakut në Drenas sot është zbuluar një altar romak i gjysmës së parë të shekullit III, pas Krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr).

Për këtë zbulim ka shkruar sot filozofi Blerim Latifi, i cili tha se më këtë zbulim Manastirit të Deviqit i hiqet statusi si monumenti më i vjetër në Drenicë.

Lexo Edhe:

“Në Bjeshkën e Kosmaçit, në zemër të Drenicës, zbulohet një altar romak 1700 vjet i moçëm. Shekujt e kishin varrosur nën harresën e gurëve të mbuluar nga dheu dhe vegjetacioni i egër, por memoria popullore për kalanë e dikurshme në kodër të Vuçakut ua kishte hapur shtegun arkeologëve drejt tij. Zbulimi i këtij altari të qytetërimit të Romës së lavdishme, ia heq Manastirit të Deviqit statusin e monumentit më të vjetër në Drenicë. Me Romën nuk shtyhet dot askush”, ka shkruar Latifi.

Më herët, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njoftoi se ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina gjetën altarin romak vetëm pak ditë pas fillimit të gërmimeve.

“Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë tejet të rëndësishëm. Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr). Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë”./Express/