string(59) "zbulohen-mashtrime-te-medha-ne-sistemin-shendetesor-gjerman"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:06

Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:06

Një mashtrim masiv prej 200 milionë eurosh ka goditur sistemin shëndetësor gjerman, ku rrjetet kriminale kanë falsifikuar receta për ilaçe të shtrenjta si Ozempic, Tilidine dhe Fentanyl. Ilaçet janë rimbursuar nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore, ndërsa farmacitë që nuk kanë zbuluar recetat false janë detyruar të paguajnë dëmshpërblim, shkruan DW.

Raporti i Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore (GKV) tregon se nga viti 2022 deri në 2023 janë regjistruar rreth 50,000 denoncime për mashtrime, një rritje prej mbi 20% krahasuar me periudhën e mëparshme. Mashtrimet përfshijnë gjithashtu keqpërdorimin e fondeve për shërbime shëndetësore të paofruara dhe krijimin e kompanive fiktive për të përfituar ndihma sociale dhe sigurime shëndetësore në Gjermani

Lexo Edhe:

Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.

Mashtrime të mëdha në fushën e kujdesit shëndetësor

Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta. Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.

Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personane që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020. 

Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.

Kompanitë fiktive

Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmentuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare. Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen.