Zbulohet 11-shja e sezonit në Shqipëri, në formacion tre futbollistë nga Kosova - Gazeta Express
string(78) "zbulohet-11-shja-e-sezonit-ne-shqiperi-ne-formacion-tre-futbolliste-nga-kosova"

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:08

Zbulohet 11-shja e sezonit në Shqipëri, në formacion tre futbollistë nga Kosova

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:08

Sonte po mbahet mbrëmja gala e “Topit të Artë 2025” në Shqipëri, me Federatën Shqiptare të Futbollit që zgjedh më të mirët.

Përveç çmimeve individuale që i jep FSHF-ja, ka bërë me dije edhe 11-shen më të mirë të sezonit 2024//25, për të cilën kanë votuar gazetarët dhe opinionistët sportivë.

Pjesë e këtij formacionit janë edhe tre futbollistë nga Kosova.

Baton Zabërgja – i cili ishte pjesë e Dinamo Cityt – që tashmë luan te Metalist në Ukrainë, Adnard Mehmeti i Partizanit dhe Arbenit Xhemajli i Egnatisë.

Për shpalljen e emrave fitues në skenë ishin ish-futbollistët e njohur shqiptarë, Kreshnik Çipi dhe Mujo Targaj, të cilët dorëzuan trofetë për 11 lojtarët e përzgjedhur.

“Në fund, të gjithë futbollistët u ngjitën në skenë për të tërhequr çmimet, ndërsa nuk munguan falënderimet e rastit dhe fotografia tradicionale e ekipit së bashku”, bën me dije FSHF-ja./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement