FIFA ka vendosur të mbyllë 20% të kapacitetit të “Arenës Kombëtare” në Tiranë për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në muajin qershor.
Ky dënim vjen si pasojë e thirrjeve diskriminuese të tifozëve shqiptarë ndaj serbëve dhe Serbisë, të bëra gjatë ndeshjes së fundit të Kombëtares shqiptare kundër Andorrës.
Sipas raportit zyrtar, thirrjet kanë zgjatur rreth 10 deri në 15 sekonda, por kanë qenë të mjaftueshme për të shkaktuar ndërhyrjen disiplinore të FIFA-s.
Për pasojë, kapaciteti i stadiumit do të reduktohet me afërsisht 4.500 vende, duke e ulur numrin e spektatorëve që do të lejohen të ndjekin ndeshjen në “Arenën Kombëtare” nga rreth 22.500 në vetëm 18.000.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...