Zbulohet e ardhmja e De Ligtit - Gazeta Express
string(30) "zbulohet-e-ardhmja-e-de-ligtit"

Gazeta Express

23/03/2020 15:00

Zbulohet e ardhmja e De Ligtit

Gazeta Express

23/03/2020 15:00

Qendërmbrojtësi holandez nuk është aspak pishman që iu bashkua klubi italian, edhe pse kishte oferta të tjera

Matthijs de Ligt dhe e dashura e tij, AnneKee kanë rënë në dashuri me Torinon dhe me Juventusin, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, futbollisti holandez do të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur në Juventus.

Babai i të dashurës së futbollistit, Keye, ka thënë se ish-futbollisti i Ajaxit do të qëndrojë në “Allianz Stadium” për pesë apo 10 vjet të tjerë.

Verën e kaluar, krahas Juventusit, interesim për përfaqësuesin holandez kishin shfaqur Barcelona dhe Paris Saint-Germaini.

Në fund, 20 vjeçari iu bashkua Juves për 75 milionë euro.

Ai hasi në vështirësi në fillim të eksperiencës juventine, por gradualisht e mori veten. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement