string(70) "zbulohet-flamuri-qe-u-vendo-te-rrethi-ne-prishtine-ai-ishte-jelek-pune"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 12:33

Zbulohet flamuri që u vendo te “Rrethi” në Prishtinë, ai ishte jelek pune

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 12:33

Në vendin ku përherë qëndron flamuri kombëtar, te “Rrethi” sot u vendos një jelek i punës.

“Friedrich Ebert Stiftung” përmes një postimi në Facebook tha se ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve, të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve.

Lexo Edhe:

“Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune. Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve”.

“Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune. Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet tutje në shkrim.