string(111) "zbulohet-pllaka-perkujtimore-e-ismet-rracit-abdixhiku-trashegimia-politike-e-tij-vazhdon-te-jetoje-brenda-ldkse"

Zbulohet pllaka përkujtimore e Ismet Rracit, Abdixhiku: Trashëgimia politike e tij vazhdon të jetojë brenda LDK’së

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 13:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot është zbuluar pllaka përkujtimore e Ismet Rracit në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se kjo pllakë do të shërbejë si shenjë kujtimi për veprën e ‘’jashtëzakonshme të burrave e grave të shtëpisë tonë në shërbim të vendit’’.

Lexo Edhe:

Postimi:

Në praninë e familjarëve, zonjës Xhemile, djemve Albanit e Asimit; nën shoqërimin e deputetëve e anëtarëve të Kryesisë, sot zbuluam pllakën përkujtimore të Ismet Rracit, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Kjo pllakë, pjesë e koridorit të përkujtimeve në LDK, krah Enverit, Xhemes e Nekibes, do të shërbejë si shenjë kujtimi për veprën e jashtëzakonshme të burrave e grave të shtëpisë tonë në shërbim të vendit.

Më 24 prill të vitit 2001, familja Rraci humbi më të dashurin e tyre; LDK një veprimtar të pashoq të orëve të rënda; Klina një kryetar komune të zgjedhur me votë demokratike; e Kosova një atdhetar të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.

Trashëgimia politike e Ismet Rracit vazhdon të jetojë brenda Lidhjes. Atë e gjejmë sot më së miri tek tani kryetari i degës sonë në Klinë, Albani, i biri i tij!

Ismet Rraci ishte themelues i Degës së LDK-së në Klinë. Pas përfundimit të luftës, ai ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Klinës. Gjatë shkuarjes së përditshme për në punë, pranë hyrjes së banesës së tij, ishte vrarë më 24 prill të vitit 2001. Vrasësit ende janë në liri!