Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet, raportojnë mediat amerikane.
Trump e paralajmëroi udhëheqësin ukrainas se do të përballej me probleme të mëdha nëse e bënte këtë, sipas Reuters.
“Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla të tokës. Por nëse ai e bën këtë, ai do të ketë probleme, probleme të mëdha, të mëdha”, u tha Trump gazetarëve. Udhëheqësi amerikan tha gjithashtu se Zelensky dëshiron që Ukraina të jetë anëtare e NATO-s, por se vendi nuk do të jetë kurrë anëtar i Aleancës. “Ai e kupton shumë mirë këtë,” shtoi Trump.