Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po viziton sot Afrikën e Jugut, tha në një përditësim në rrjetet sociale se do ta informojë presidentin e vendit, Cyril Ramaphosa, “rreth situatës dhe nevojës sonë për të intensifikuar përpjekjet diplomatike globale”.
Por ndërsa takimi me Ramaphosa pritej të zhvillohet mëngjesin e sotëm, vizita më e gjerë në Afrikën e Jugut do të ndërpritet, tha ai, pasi synon të kthehet menjëherë në Ukrainë pas sulmeve të natës së kaluar.
Zelensky theksoi se kanë kaluar “44 ditë që kur Ukraina pranoi një armëpushim të plotë” të propozuar nga SHBA, por Rusia “vazhdon të vrasë njerëz dhe ta shmangë presionin e ashpër dhe përgjegjësinë për këtë”.
Ai tha se si pasojë e sulmeve gjatë natës kanë humbur jetën 9 persona dhe mbi 80 janë plagosur.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë në botë të shohin dhe të kuptojnë çfarë po ndodh realisht”, tha ai.
“Ndërprerja e sulmeve është e nevojshme menjëherë dhe pa kushte. Gjithashtu llogarisim në ndihmën për çështje humanitare -në kthimin e robërve tanë dhe fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, tha ai.
Zelensky tha se do t’i kërkojë partnerëve të ndihmojnë Ukrainën në forcimin e mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulme të mëtejshme.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...