Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se “emocionet kanë qenë të larta sot” pas bisedimeve të mbajtura në Londër lidhur me luftën në vendin e tij.
“Palët shprehën pikëpamjet e tyre dhe i pranuan me respekt qëndrimet e njëra-tjetrës. Është e rëndësishme që secila palë jo vetëm të jetë pjesëmarrëse, por të kontribuojë në mënyrë kuptimplotë,” tha Zelensky në X, duke theksuar se “pala amerikane ndau vizionin e saj” së bashku me Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane.
Në një deklaratë që dukej si përgjigje indirekte ndaj kritikave të Presidentit amerikan Donald Trump se Zelensky nuk është i gatshëm të njohë kontrollin rus mbi Krimenë, Zelensky u zotua se Ukraina do të veprojë sipas kushtetutës së vendit.
“Ukraina gjithmonë do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e saj dhe jemi absolutisht të sigurt që partnerët tanë — veçanërisht SHBA-të — do të veprojnë në përputhje me vendimet e tyre të forta,” tha ai, shkruan CNN.