Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se “rusët përdorën një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut” në sulmin ndaj Kievit, sipas “informacioneve paraprake”.
Në një postim në X, Zelensky thotë se nëse kjo konfirmohet do të jetë “provë e mëtejshme e natyrës kriminale të aleancës midis Rusisë dhe Phenianit”.
“Ata vrasin njerëz dhe mundojnë jetët së bashku – ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre,” thotë ai.
Zelensky thotë se asnjë vend “nuk duhet të lihet vetëm për t’u përballur me kërcënime të tilla” dhe bën thirrje për “presion të vërtetë ndaj Rusisë për ta ndaluar këtë”.
Ai thotë se fakti që sulmet vazhdojnë mes përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare tregon se “Putini nuk ka frikë”, ka raporrtuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...