Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.
Në fjalimin e tij të natës, presidenti ukrainas tha se shumica e tyre u qëlluan në “qytetet e zakonshme, në objektiva civilë”.
“Rusët flasin shumë për gatishmërinë e tyre të pretenduar për të pranuar propozimet amerikane, por, deri më tani, nuk është regjistruar asnjë përgatitje nga ushtria ruse për heshtjen të vërtetë të armëve. Është absolutisht e qartë se Rusia me të vërtetë po përpiqet të mashtrojë botën, të mashtrojë Amerikën dhe të tjerët, dhe për ta zvarritur më tej këtë luftë”. /Panorama