string(64) "zelensky-thote-se-putin-deshiron-paqe-vetem-gjate-parades-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 8:06

Zelensky thotë se Putin dëshiron paqe vetëm gjatë paradës së tij

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 8:06

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se bota nuk duhet të presë deri më 8 maj për të vënë në fuqi armëpushimin e shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, duke bërë thirrje për një ndërprerje të zjarrit të paktën 30-ditore

“Për ndonjë arsye, të gjithë duhet të presin 8 majin dhe vetëm atëherë të arrijnë një armëpushim për të siguruar paqen për Putinin gjatë paradës”, tha Zelensky në video-adresimin e tij të natës, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Putin kishte njoftuar më herët për një armëpushim treditor që pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Luftën e Dytë Botërore.

“Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat. Një armëpushim nuk duhet të zgjasë për disa ditë vetëm për të vazhduar vrasjet më pas”, theksoi Zelensky, duke kritikuar propozimin e Kremlinit për një armëpushim të kufizuar.

Ai përsëriti thirrjen për një “armëpushim të plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë”, që do të shërbente si bazë për bisedime diplomatike të vërteta.