string(61) "zemaj-nuk-eshte-e-pamundur-qe-abdixhiku-te-behet-kryeminister"

Zemaj: Nuk është e pamundur që Abdixhiku të bëhet kryeministër

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 20:14

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në “DPT te Fidani”, tha se nuk është e pamundur që Lumir Abdixhiku të jetë kryeministër.

Ai poashtu se tha se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por sipas tij nuk do të ketë zgjedhje.

Lexo Edhe:

“Nuk mundemi me thanë që nuk jemi të gatshëm se atëherë jemi joserioz. Për mendimin tonë nuk ka zgjedhje, kjo është lojë. Për momentin Kurti duhet me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me tregu a mundet me bë Qeverinë”.

Tutje, Zemaj tha se ka deputëtë dhe parti brenda Vetëvendosjes që sipas tij e bën të hapet tema e diskutimit për të kërkuar votë.