string(39) "zemaj-sigurisht-qe-do-te-votojme-kunder"

Zemaj: Sigurisht që do të votojmë kundër

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 10:13

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj konfirmoi se vota e partisë së tij për Albulena Haxhiun nuk ka ndryshuar.

Zemaj thotë se Vetëvendosje është partia që po bllokon konsituimin e Kuvendit duke u sjell  sikurse ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës për formimin e institucioneve.

Lexo Edhe:

“Sigurisht që do të votojmë kundër, Vetëvendosje po sillet sikur ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arroganca dhe mënyra se si bën politik dhe tenton kapjen e institucioneve, atëherë konsensusi është i pamundur në këtë situatë. E keni parë që kanë thënë se i kanë numrat, nuk mund të sillen gjithmonë me mashtrime dhe me populizëm, për të plotësuar egon e vet. Vullneti i qytetarëve është se asnjë parti nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave për të krijuar e vetme institucionet e Kosovës. Ne jemi konsistent me atë që kemi thënë në fillim dhe atë po e mbajmë me vullnetin e elektoratit tonë”, tha ai.

Kujtojmë se në votimet e fundit Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në votimin e kaluar ajo mori besimin e 57 deputetëve.