Bebe Rexha ka publikuar një fotografi nga e kaluara, ku shihet në krahët e nënës së saj.
Me këtë fotografi këngëtarja ka uruar nënën për Ditën e Nënave që u festua dje në shumë vende të botës.
Bebe i ka shprehur dashurinë nënës ndërsa nuk kanë munguar as fjalët në shqip, shkruan Gazeta Express.
Këngëtarja me famë botërore ka përmbyllur përshkrimin në fotografinë e ëmbël me fjalët: ‘Zemra ime’.
View this post on InstagramI love you mama Rexha @bukierex ?? zemra ime ?
A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on