Me autor dhe moderator Artan Behramin, “ZEN” do të jetë një platformë unike në hemisferën shqiptare.
Përmes satirës të sofistikuar, imitimeve të jashtëzakonshme të personaliteteve, analizave satirike dhe intervistave zbavitëse, ky do të jetë një emision tërheqës dhe frymëzues për audiencën shqiptare.
Emisioni do të jetë një platformë e përsosur për t’u relaksuar, për të reflektuar, duke sjellë një dozë të humorit në jetën tonë, e cila në dy dekadat e fundit është e mbushur me drama dhe makthe publike!
Emri i emisionit është një personifikim i vetë përmbajtjes së tij! “ZEN” është kulmi i lumturisë, i pozitivitetit dhe mendimit pozitiv, duke u shndërruar në një makinë që konverton lajmet negative në të qeshura pafund!
Ky emision do të sjellë përmbajtje artistike të humorit, me foto dhe video-animacione të papara në tregun medial shqiptar.
Në takimin e parë, i ftuar do të jetë Lutfi Haziri nga LDK-ja.
Më poshtë mund të ndiqni disa sekuenca nga promoja e emisionit të parë.
“ZEN” do të transmetohet në T7, çdo të mërkurë prej orës 22:30.
Video: