Zenelin nuk e ndal as koronavirusi - Gazeta Express
string(34) "zenelin-nuk-e-ndal-as-koronavirusi"

Gazeta Express

16/03/2020 15:09

Zenelin nuk e ndal as koronavirusi

Gazeta Express

16/03/2020 15:09

Arbër Zenelin nuk mund ta ndalë askush. Futbollisti kosovar po vazhdon të ushtrojë individualisht edhe pse futbolli evropian është “paralizuar” shkaku i koronavirusit

Arbër Zeneli duket më i vendosur se kurrë për t’u rikthyer në formën e dikurshme, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po vazhdon të ushtrojë individualisht edhe pse futbolli evropian është “paralizuar” shkaku i koronavirusit.

Ligat kryesore evropiane janë pezulluar, ndërsa ka pak prej tyre që po luajnë pa praninë e shikuesve.

Sidoqoftë, përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory ku shihet pasi t’i ketë përfunduar ushtrimet.

“Ushtrimet u kryen”, ka shkruar Zeneli, i cili u rikthye së fundmi nga lëndimi i rëndë duke i zhvilluar disa minuta me ekipin e tij, Reims.

Ai synon të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e 26 marsit ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, në rast se UEFA nuk e anulon eventualisht këtë ndeshje nesër. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement