Zëvendësi i Gjuriqit: Nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës nën kërcënime - Gazeta Express
string(70) "zevendesi-i-gjuriqit-nuk-e-pranojme-pavaresine-e-kosoves-nen-kercenime"

Gazeta Express

18/12/2019 15:15

Zëvendësi i Gjuriqit: Nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës nën kërcënime

Gazeta Express

18/12/2019 15:15

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra sot nga ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të dërgojë përsëri në një konflikt.

Dushan Kozarev ka thënë se pavarësisht deklarimeve të tilla ‘kërcënuese’, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia dëshiron paqe, por që asnjëherë nuk do të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës nën ‘kërcënime’ të tilla. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement