string(69) "zevendesim-i-detyrueshem-te-kosova-largohet-paqarada-debuton-krasniqi"

Zëvendësim i detyrueshëm te Kosova/ Largohet Paqarada, debuton Krasniqi

Sport

Gazeta Express

19/06/2023 21:12

Leart Paqarada nuk do të mund t’i ndihmojë në vazhdim Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Mbrojtësi i krahut të majtë u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 23-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Alain Giresse në vend të tij vendosi ta inkuadrojë Ermal Krasniqin, i cili tani do të luajë në sulm – kurse Donat Rrudhani do të kthehet në krahun e majtë.

Për Krasniqin është ky debutim zyrtar me fanellën e “Dardanëve”.

/Gazeta Express/