Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit në vend.
Sipas tij, Kushtetuta e vendit e jep qartë idenë se Presidenti duhet të dalë nga një proces dialogu dhe marrëveshjeje mes partive politike.
“Ajo se çka parashihet në Kushtetutë, nuk është problem që Kushtetuta nuk e ka definuar. Kushtetuta e ka dhënë një ide të qartë, Presidenti do të duhej të zgjidhej mes teje, meje, dikujt të tretit, të katërtit, të pestit, të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe të jetë President i neve 5 apo 6 apo 7 shtatë partive politike dhe i gjithë komuniteteve të cilat përfaqësohen në Kuvend të Kosovës, si rezultat i një dialogu ndërpartiak se kush mund të jetë ky njeri, për ta ushtruar këtë post”, tha ai.
Hoxhaj foli gjithashtu edhe për zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët, duke thënë se në një skenar të tillë ekziston rreziku që posti të fitohet nga një kandidat i mbështetur kryesisht nga një parti e vetme, gjë që sipas tij mund ta bëjë figurën e Presidentit më shumë partiake sesa gjithëpërfshirëse.
“Është më mirë sesa vetëm të zgjidhej direkt prej votës qytetare, se vota qytetare mund të jetë e tillë që një kandidat i një partie del, e fiton raundin e parë, hyn në raund të dytë, i merr edhe pak vota më shumë dhe bëhet President i vendit, por në fakt është President më shumë partiak”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...