Dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar pajisjet e identifikimit biometrik.
Nënkomisionerja Lelaba Pelinku tha se “Pas auditimit të zgjedhjeve te 14 majit, janë marrë masa për riverifikimin e paisjeve”.
Ajo shtoi se “Në momentin që flasim 31 qendra votimi ende pa operator”.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën testimin në terren të makinerive që do të përdoren për votimin dhe numërimin elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës.