string(58) "zhduket-nje-person-ne-kacanik-fillon-operacioni-per-kerkim"

Zhduket një person në Kaçanik, fillon operacioni për kërkim

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 19:05

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është aktualisht duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur.

Siç thuhet në njoftim, pas marrjes së informatës, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar.

Lexo Edhe:

“Përdorimi i doneve po mundëson skanimin e shpejtë dhe të detajuar të terrenit”, thuhet në njoftim.

“Operacioni është në zhvillim dhe ekipi mbetet i përqendruar në lokalizimin e personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express