string(62) "zhdukja-e-ervis-martinajt-merren-ne-pyetje-kusherinjte-avdylaj"

Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje kushërinjtë Avdylaj

Shqiperi

Gazeta Express

25/10/2022 11:05

Prokuroria e Kurbin ka kërkuar marrjen në pyetje të Astrit dhe Jasim Avdylaj në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës.

Lexo Edhe:

Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Në kuadër të kësaj kërkese është bërë edhe kontroll banese ku nuk është konstatuar send i kundraligjshëm.

Martinaj dyshohet të ketë patur një nga takimet e fundit para se të humbiste çdo gjurmë tek vëllezërit Avdylaj, ndërsa organi i akuzës dyshon se këta të fundit mund të kenë patur dijeni mbi lëvizjet e tij.

/Gazeta Express