Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se dyshimet mbi zhdukjen e italianit Davide Pecorelli në Shqipëri, shkojnë shumë më larg se saj thejsht një aksident që çoi në shkrumbimin e mjetit ku ndodhej 45-vjeçari.
Fevziu lexoi një mesazh me inormacione që i ishte dërguar në telefonin e tij, ku thuhej se ekzistonte mundësia që italiani të jetë lënë edhe peng diku.
“Më vijnë disa informacione… (lexon mesazhin). Kemi dijeninë se bënte transporte të çuditshme nga Shqipëria drejt Italisë. Ekziston mundësia që italiani të jetë lënë peng në këmbim të diçkaje,”- u shpreh Fevziu.
Gazetari shtoi më tej se ka edhe një tjetër informacion, por i duket e çuditshme dhe për këtë arsye nuk preferon ta bëjë publik.
“Më ka ardhur edhe diçka tjetër në telefon, është e çuditshme shumë por nuk dua që ta bëj publike për momentin, është e çuditshme, por mund të jetë e vërtetë.
Është e çudishtme vërtet se si një biznesmen i këtij lloji vjen me çante dore që të shesë produkte kozmetike. Minumumi duhet të kishte një shoqërues me vete, ose një përkthyes. Ka shumë raste që të huajt përdoren për të transportuar paratë e paligjshme, siç ishte rasti i ‘Toyota’-s që erdhi me gjithë ato para,”– përfundoi Fevziu.