string(77) "zhduku-ben-si-e-shkathet-aktori-i-portokallise-ngacmon-danjen-o-femer-absurde"

TV/Film

Gazeta Express

13/03/2025 19:13

“Zhduku, bën si e shkathët…” – Aktori i “Portokallisë” ngacmon Danjën: O femër absurde

TV/Film

Gazeta Express

13/03/2025 19:13

Sfida e mos reagimeve ka vijuar edhe ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Kësaj sfide për banorët i është bashkuar aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, i cili imiton Vserlon në spektaklin e madh të humorit. Edhe në shtëpinë e BBV 4 hyri me rolin e banorit.

Lexo Edhe:

Vërsëllonja ka nisur menjëherë me ngacmimet ndaj banorëve. Në një moment ai shkoi pranë Danjës, e cila ishte e ulur te divani blu në living.

“O Danja, o femër absurde. Hë mi, a të qeshet? Hë, ça ke? Hë mi fol se kështu bën si e shkathët, t’u qep goja, zhduku, zhduke”, i thotë aktori i njohur i “Portokallisë”.

Danja nuk reagoi në asnjë moment dhe u çua nda divani vetëm kur Vërsëllonja u largua prej saj.

Aktori që imition Vserlon më pas nisi duke lëvizur nëpër dhomat e tjera të shtëpisë dhe duke krijuar situata të ndryshme, të cilat me siguri janë pritur mirë nga publiku dhe vetë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.