Zhgënjen Belgjika, Sllovakia shkakton befasi të madhe - Gazeta Express
string(52) "zhgenjen-belgjika-sllovakia-shkakton-befasi-te-madhe"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2024 19:57

Zhgënjen Belgjika, Sllovakia shkakton befasi të madhe

Futboll

Gazeta Express

17/06/2024 19:57

Belgjika ka zhgënjyer në fillim të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

Belgët u mposhtën ndaj Sllovakisë minimalisht 0:1, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e shtatë nga Schranz, pas një gabimi në mbrojtjen belge.

Belgjika më pas tentoi me çdo kusht të shënojë golin e barazimit, por nuk arriti dot.

Lukaku shënoi dy herë, megjithatë në të dy rastet goli u anulua nga sistemi VAR.

Kësisoj, Sllovakia shkon në tri pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e parë.

Belgjika mbetet e treta pa pikë pas xhiros së parë të fazës së grupeve në Evropian. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement