Zion Williamson thyen rekord personal; Hardeni e Westbrook, magjikë për Rockets - Gazeta Express
string(77) "zion-williamson-thyen-rekord-personal-hardeni-e-westbrook-magjike-per-rockets"

Gazeta Express

12/02/2020 9:18

Zion Williamson thyen rekord personal; Hardeni e Westbrook, magjikë për Rockets

Gazeta Express

12/02/2020 9:18

Ben Simmons arriti të regjistrojë “triple-double” në fitoren e Philadelphia 76ers kundër Los Angeles Clippers, Houston Rockets ua përfunduan ecurinë prej shtatë fitoreve radhazi Boston Celtics, Bradley Beal i shënoi 30 pikë në fitoren e Washington Wizards kundër Chicago Bulls.

Portland Trail Blazers 117-138 New Orleans Pelicans

Lexo Edhe:

I riu Zion Williamson theu rekord personal në karrierë me 31 pikët e tij dhe Josh Hart i shënoi 12 nga 17 pikët e tij në një çerek të tretë vendimtar, përderisa vendasët New Orleans Pelicans morën fitore me rezultat 138:117 të martën në NBA kundër Portland Trail Blazers, transmeton Gazeta Express.

Williamson, që u kthye pasi mungoi ndeshjen e fundit shkaku i kyçit të ndrydhur të këmbës, kontribuoi te skuadra e tij edhe me nëntë kërcime dhe pesë asiste. Hart ishte titullar në vend të Brandon Ingram, që është zgjedhur për All-Star, por që po mungon që dy ndeshje pasi që e ka ndrydhur kyçin e këmbës.

Pelicans kishin qenë duke pësuar humbje për 16 pikë në pjesën e parë, mirëpo arritën ta përmbysin rezultat me një ecuri mbresëlënëse në çerekun e tretë, të cilin e fituan me rezultat 41:21.

Për New Orleans, JJ Redicks i shënoi 20 pikë edhe pse s’ishte titullar, Jrue Holiday e mbylli ndeshjen me 16 pikë dhe dhjetë asiste, ndërsa Franck Jackson i shënoi 13 pikë e Nicolo Melli dhjetë.

CJ McCollum dhe Damian Lillard i shënuan nga 20 pikë për Blazers, mirëpo Lillard ishte shumë larg mesatares së tij prej 40.3 pikëve në 12 ndeshjet e fundit, që është mesatarja më e lartë në NBA. Ai ishte i saktë në vetëm gjashtë nga 16 tentimet e tij nga dyshemeja dhe i humbi katër tentimet për trepikësha.

LA Clippers 103-110 Philadelphia 76ers

Ben Simmons shkëlqeu me 26 pikë, 12 kërcime dhe dhjetë asiste për t’u ndihmuar Philadelphia 76ers t’i mposhtin Los Angeles Clippers me rezultat 110:103.

Ky ishte “triple-double” i gjashtë për Simmons këtë sezon dhe erdhi në fitoren e tretë radhazi për 76ers. Bashkëlojtari i Simmons, Joel Embiis, u kritikua nga tifozët e vetë për disa postime në rrjete sociale, mirëpo ai kontribuoi me 26 pikë dhe nëntë kërcime.

Kawhi Leonard ishte më i miri te Clippers me 30 pikë dhe nëntë asiste, përderisa Landry Shamet ndihmoi me 19 pikë e Marcus Morris Sr dhe Lou Williams i shënuan nga 13 pikë secili. Paul George kontribuoi me 11 pikë dhe 12 kërcime, transmeton Gazeta Express.

Boston Celtics 105-116 Houston Rockets

James Harden dhe Russell Westbrook kombinuan për 78 pikë, përderisa Houston Rockets ua ndërpreu Boston Celtics ecurinë prej shtatë fitoreve radhazi, duke e fituar ndeshjen me rezultat 116:106.

Hardeni i regjistroi 42 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asiste, përderisa Westbrooku ndihmoi me 36 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asiste. Hardeni i shënoi 31 pikë në pjesën e dytë, përfshirë këtu 19 radhazi për Houston në çerekun e tretë. Kjo ishte ndërsa e 19-të këtë sezon që Hardeni arrin t’i shënojë të paktën 40 pikë.

Gordon Hayward ishte më i miri te Boston me 20 pikë dhe gjashtë asiste, ndërsa i ndihmoi skuadrës së vet edhe me tetë kërcime.

Chicago Bulls 114-126 Washington Wizards

Bradley Beal i shënoi 30 pikë, falë 12 nga 23 goditjet e tij të sakta, përderisa Ëashington Wizards arritën ta marrin një fitore me rezultat 126:114 kundër mysafirëve Chicago Bulls.

Zach LaVine shënoi më së shumti pikë nga të dyja skuadrat, mirëpo 41 pikët e tij s’u mjaftuan Bulls-ave ta fitojnë këtë ndeshje.

San Antonio Spurs 114-106 Oklahoma City Thunder

LaMarcus Aldridge dhe Dejounte Murray i shënuan nga 25 pikë përderisa mysafirët San Antonio Spurs e mposhtën Oklahoma City Thunder me rezultat 114:106. Kjo fitore i dha fund ecurisë prej pesë disfata radhazi të Spurs. /Gazeta Express/