string(84) "zjarr-ne-nje-apartament-ne-shkoze-evakuohen-me-urgjence-banoret-mes-tyre-edhe-femije"

Zjarr në një apartament në Shkozë, evakuohen me urgjencë banorët, mes tyre edhe fëmijë

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 11:46

Tiranë-Panik dhe frikë në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës, ku një zjarr përfshiu një apartament në katin e tretë të një pallati, rreth orës 09:45. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe policisë për evakuimin e banorëve.

Mes të evakuuarve kishte edhe fëmijë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, dëmet janë vetëm materiale. Rreth 30 efektivë zjarrfikës morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit dhe ndihmuan në nxjerrjen e banorëve nga godina.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe, së bashku me grupin hetimor, po punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Lexo Edhe: