string(110) "zka-ja-nis-auditimin-e-platformes-e-kosova-synon-te-vleresoje-nese-platforma-ofron-sherbime-efikase-e-te-sakta"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 16:40

ZKA-ja nis auditimin e platformës e-Kosova, synon të vlerësojë nëse platforma ofron shërbime efikase e të sakta

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 16:40

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar se ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit me temën “Platforma e shërbimeve online e-Kosova”, që është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/2025.

Përmes këtij auditimi, ZKA tha se synon të vlerësojë nëse platforma e-Kosova iu ofron qytetarëve “shërbime elektronike efikase, të sakta, të sigurta dhe të besueshme”.

Lexo Edhe:

“Fushëveprimi i auditimit përfshinë Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (AShI), e cila administron dhe menaxhon platformën e-Kosova, si dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me departamentet për Tatimin në Pronë dhe Menaxhimin e Skemave Sociale, të cilat ofrojnë shërbime përkatëse përmes platformës”.

“e-Kosova është një prej sistemeve më të rëndësishme digjitale shtetërore, që ka për qëllim të modernizojë administratën publike, duke zvogëluar varësinë nga sportelet fizike dhe duke rritur transparencën e institucioneve. Pavarësisht progresit në digjitalizimin e shërbimeve, siguria e informacionit dhe integriteti i të dhënave mbeten thelbësore për besimin e qytetarëve në platformën e-Kosova”.

Prandaj, ZKA thotë se auditimi do të vlerësojë kontrollet e aplikacionit dhe masat e sigurisë së informacionit nëse platforma ofron mbrojtje adekuate dhe garanton funksionalitet./Express/