string(104) "zrre-nuk-ka-shqyrtuar-shtrenjtimin-e-rrymes-ne-mbledhjen-e-sotit-po-presim-mbylljen-e-afatit-per-komente"

ZRRE nuk ka shqyrtuar shtrenjtimin e rrymës në mbledhjen e sotit: Po presim mbylljen e afatit për komente

Intervista

Gazeta Express

28/03/2025 15:56

Zyra e Rregullatorit për Energji në një komunikatë të lëshuar për mbledhjen që kanë mbajtur sot, kanë treguar se në këtë takim të sotit s’kanë trajtuar fare temën e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike dhe propozimin për rritjen e çmimit të rrymës prej 15%.

Këtë thonë se e kanë bërë meqë afati për dërgimin e komenteve për tarifat mbetet i hapur deri në orën 16:00 të ditës sotit.

“ Sa i përket procesit të shqyrtimit tarifor, gjatë kësaj seance nuk është trajtuar ndonjë pikë lidhur me këtë çështje, pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00. ZRRE do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor”, thuhet në komunikatë.