Zverev pëson lëndim të rëndë dhe largohet mes lotëve, Nadal kalon në finale të “French Open 2022” - Gazeta Express
string(94) "zverev-peson-lendim-te-rende-dhe-largohet-mes-loteve-nadal-kalon-ne-finale-te-french-open-2022"

Sport

Gazeta Express

03/06/2022 19:09

Zverev pëson lëndim të rëndë dhe largohet mes lotëve, Nadal kalon në finale të “French Open 2022”

Sport

Gazeta Express

03/06/2022 19:09

Rafael Nadal ka kaluar në finalen e “French Open 2022”, pasi kundërshtari i tij në gjysmëfinale, Alexander Zverev, u detyrua të tërhiqet shkaku i një lëndimi.

Nadal e fitoi setin e parë 7:6 dhe seti i dytë ishte 6:6 para se tenisti numër tre në botë të lëndohet. Ndeshja zgjati më shumë se tre orë deri në atë moment. shkruan Gazeta Express.

Sipas informatave të para, 25-vjeçari pësoi lëndim në kyçin e këmbës. Ai u largua mes lotëve nga loja.

Ndryshe, Nadal në finale do të takohet me fituesin nga përballja Casper Ruud – Marin Cilic. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement