Zvicër-Itali, këto janë statistikat mes dy kombëtareve - Gazeta Express
string(53) "zvicer-itali-keto-jane-statistikat-mes-dy-kombetareve"

Zvicër-Itali, këto janë statistikat mes dy kombëtareve

Futboll

Gazeta Express

29/06/2024 16:29

Zvicra dhe Italia sot ndeshën në raundin e 16-të më të mirave të UEFA EURO 2024.

Kombëtarja helvetike gjeti rrugën për në 1/8 e finales, pasi doli e dyta në grup me 5 pikë, pas Gjermanisë, që ishte e para.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Italia ishte në një grup me Shqipërinë, Kroacinë e Spanjën, duke përfunduar e dyta me 4 pikë.

E përballjet direkte mes tyre zakonisht kanë shkuar në të mirë të “azzurëve” që kanë 29 fitore, krahas tetë të zviceranëve, ndërkohë 24 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Italia ia ka shënuar 111 gola Zvicrës, kurse “helvetikët” 68 italianëve.

Loja fillon nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në Olympianstadion, në Berlin të Gjermanisë./GazetaExpress/