Zyber Rudaj e fiton meçin e fundit dhe e mbyll karrierën brilante si kampion bote - Gazeta Express
string(81) "zyber-rudaj-e-fiton-mecin-e-fundit-dhe-e-mbyll-karrieren-brilante-si-kampion-bote"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/05/2023 9:00

Zyber Rudaj e fiton meçin e fundit dhe e mbyll karrierën brilante si kampion bote

Sporte tjera

Gazeta Express

15/05/2023 9:00

Zyber Rudaj e ka mbyllur karrierën brilante në mënyrë madhështore.

Kick-boksieri nga Kosova, i cili është shqiptari i parë kampion bote në Muay Thai, e fitoi meçin e fundit të karrierës dhe atë në mënyrë brilante, si kampion i botës.

Në natën e evenimentit të Muay Thai, i cili u mbajt të shtunën që shkoi në Schachenhalle Aarau në Zvicër, të cilin e organizoi vetë Rudaj, ai e mposhti kick-boksierin nga Sllovenia, Almedin Hasanagiq, i cili i kishte fituar disa tituj në të kaluarën.

Por, garuesi nga Malisheva e dominoi kundërshtarin duke e dërguar në dysheme, ndërsa fitorja e tij ishte e padiskutueshme, shkruan “Gazeta Express”.

E pas meçit, Rudaj ishte i emocionuar që po e mbyllte një karrierë të lavdishme dhe madhështore, të mbushur me suksese.

“Kisha emocione 2-3 herë, por stafi im më ndihmoi që t’i menaxhoja ato, ata më thanë se si të punoja dhe unë punova ashtu dhe puna u krye në mënyrë të suksesshme, jam shumë i gëzuar”, u shpreh fillimisht kampioni i botës në WKU.

“Shikuesit 90 për qind ishin që kishin ardhur për ta parë luftën time të fundit, shpresoj që janë ndarë të kënaqur. I falënderoj shumë për përkrahje. Ju dua shumë, respekt për të gjithë ata që e kanë parë meçin. I falënderoj edhe mediat për përkrahjen, e falënderoj Besim Lacin, i cili më ka mbështetur gjatë karrierës”, vazhdoi ai.

Rudaj në fund foli edhe për vendimin për ta mbyllur karrierën, ndërsa i pati disa fjalë edhe për fëmijët e tij, të cilët i ka pikë të dobët.

“Ishte koha që ta përfundoj. Erdhi koha kur thash që dua ta përfundoj dhe dua ta shikoj familjen time. Vendosa ta përfundoj këtu në Aarau pasi ky është vendi im, këtu jam lindur dhe këtu jam rritur, këtu e kam arritur krejt karrierën, këtu e kam krejt familjen, këtu e kam shoqërinë.”

“Ky titull ishte i fundit për mua dhe natyrisht që ishte më i vlefshmi. Për këtë arsye zgjodha që ta kryej karrierën. E kam një vajzë dhe një djalë dhe kjo është hera e parë që ata e shohin një meç timin dhe dua që ata të më kenë në kujtesë gjithmonë, që babi ka qenë boksier dikur”, vazhdoi ai.

Zyber Rudaj ka qenë një nga kick-boksierët e elitë absolute në cirkun zviceran të boksit tajlandez për më shumë se 10 vjet.

Me stilin e tij agresiv, por teknikisht elegant, Zyberi shpejt bëri emër dhe u bë i preferuari i tifozëve.

Me mbi 50 luftime në boksin tajlandez, ai është një luftëtar më shumë se me përvojë që ua përcjell me bujari njohuritë e tij studentëve.

Zyberi është një kampion i shumëfishtë zviceran në dyshemenë Thai, si dhe në kikboks.

Ai e kurorëzoi karrierën e tij konkurruese me titullin e Kampionatit Botëror WFC në boksin Thai në 2011 për të vazhduar më pas me suksese të tjera në artet e përziera marciale.

Rudaj i dha kështu fund karrierës 20 vjeçare, ndërsa tash aktivitetin e tij do ta vazhdojë si trajner në klubin e tij “Fight Gym Aarau”

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Rudaj i ka zhvilluar 90 meçe, ndërsa me fitoren e së shtunës i bie që është shpallur shtatë herë kampion i botës, në Muay Thai dhe në K1.

Luan Rudaj, pasardhës i denjë i Zyber Rudajt

E Zyber Rudaj po e mbyll i qetë karrierën pasi ai po e lë një pasardhës të denjë, shkruan “Gazeta Express”.

Rrugën e tij po e ndjek kushëriri i tij, Luan Rudaj, po ashtu kampion i botës në A.F.S.O.

Luani momentalisht është i lënduar, por pasi të rikthehet në ring premton suksese të reja.

Edhe ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, e posaçërisht gazetarin Besim Laci, i cili e ka përcjellë vazhdimisht karrierën e tij.

Ai i ka të gjitha cilësitë dhe forcën për ta ndjekur rrugën e Zyber Rudajt.

Pra, kushërinjtë nga familja Rudaj po i bëjnë krenarë krejt shqiptarët dhe zviceranët me sukseset e tyre të jashtëzakonshme në sportet luftarake. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement