ZYRTARE: Anulohet ndeshja e IPKO Superligës - Gazeta Express
string(42) "zyrtare-anulohet-ndeshja-e-ipko-superliges"

Gazeta Express

28/02/2020 13:15

ZYRTARE: Anulohet ndeshja e IPKO Superligës

Gazeta Express

28/02/2020 13:15

Dueli i sotëm i xhiros së 20-të të IPKO Superligës ndërmjet Ferizajt dhe Llapit është anuluar shkaku i reshjeve të borës dhe erërave të forta

Është anuluar ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, e paraparë të zhvillohej sot, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, për shkak të kushteve të liga atmosferike, respektivisht reshjeve të mëdha dhe të pandërprera të botës, por edhe erërave të forta, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Gramos Shala, së bashku me dy kapitenët e skuadrave, kanë marrë vendim që ndeshja të mos zhvillohet.

Kjo ishte ndeshja e parë e xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Orari i zhvillimit të kësaj ndeshjeje do të përcaktohet nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement