Zyrtare: Ardit Tahiri rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Llapin - Gazeta Express
string(61) "zyrtare-ardit-tahiri-rikthehet-ne-kosove-nenshkruan-me-llapin"

Zyrtare: Ardit Tahiri rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Llapin

Sport

Gazeta Express

29/06/2024 13:58

Pas një periudhe gjashtë mujore te Dinamo City në Shqipëri, Ardit Tahiri mori rrugën përsëri për Kosovë.

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Kosovës tashmë ka nënshkruar me klubin e Llapit në Superligën e Kosovës.

Lexo Edhe:

Ardit Tahiri gjatë qëndrimit në Shqipëri kishte një gol të shënuar në 8 paraqitje në Kategorinë Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.

Më herët në Kosovë, 21-vjeçari ishte pjesë e Dritës, aty ku qëndroi për dy vjet e gjysmë.

Ndërsa fillimet e karrierës në futbollin kosovar i kaloi te Besa e 2 Korriku./GazetaExpress/