Zyrtare: Edhe takimi Gjermani – Itali pa tifozë - Gazeta Express
string(44) "zyrtare-edhe-takimi-gjermani-itali-pa-tifoze"

Gazeta Express

10/03/2020 17:04

Zyrtare: Edhe takimi Gjermani – Itali pa tifozë

Gazeta Express

10/03/2020 17:04

Ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Italisë, e përcaktuar të luhet më 31 mars në Nuremberg, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë.

Kombëtarja italiane – vendi i goditur më së rëndi nga koronavirusi në Evropë – do t’i luajë dy ndeshje miqësore këtë muaj, kundër Anglisë më 27 mars në Wembley dhe kundër Gjermanisë më 31 mars, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të shpërndarjes së shpejtë të sëmundjes ngjitëse, koronavirus, nëpër botë, takimi mes Gjermanisë dhe Italisë do të luhet prapa dyerve të mbyllura.

Ende nuk ka ndonjë njoftim për çfarëdo kufizimi për miqësoren me Anglinë, megjithatë.

Në Itali, të gjitha ndeshjet e Serie A, B dhe C janë pezulluar deri më 3 prill, për ta ndalë shpërndarjen e koronavirusit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement