Zyrtare: Nacho i bashkohet klubit nga Arabia Saudite - Gazeta Express
string(51) "zyrtare-nacho-i-bashkohet-klubit-nga-arabia-saudite"

Zyrtare: Nacho i bashkohet klubit nga Arabia Saudite

Sport

Gazeta Express

27/06/2024 13:53

Nacho Fernandez para pak ditësh kishte njoftuar ndarjen me klubin e tij të zemrës, Real Madridin.

Mbrojtësi spanjoll – që për momentin është me Spanjën në Gjermani – do t’i bashkohet Al Qadsiah në elitën e futbollit saudit.

Lexo Edhe:

Nacho ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri.

34-vjeçari ishte pjesë e Real Madridit për 23 vjet, që nga fëmijëria e tij, duke kaluar nëpër çdo grupmoshë deri te ekipi i parë.

Nacho ka fituar gjithçka me klubin spanjoll, duke përfshirë këtu edhe gjashtë herë Ligën e Kampionëve, derisa tash është i përkushtuar për përvojën e re në Arabinë Saudite./GazetaExpress/