string(52) "zyrtare-perfundon-sezoni-per-dy-yjet-e-real-madridit"

Zyrtare: Përfundon sezoni për dy yjet e Real Madridit

Sport

Gazeta Express

29/04/2025 20:41

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit, lajmet e këqija për Real Madridin vazhdojnë.

Është bërë e ditur gjatë ditës së sotme, se klubi i drejtuar nga Carlo Ancelotti do të mbetet edhe pa dy yjet kryesor të skuadrës, për pjesën e mbetur të sezonit, ku Reali synon mbrojtjen e titullit kampion në Spanjë.

Lexo Edhe:

Antonio Rudiger e Ferland Mendy – me lëndimet e pësuara në finalen e 26 prillit ndaj Barcelonës – do të mungojnë për ndeshjet e mbetura të Realit në La Liga.

Rudiger në fakt i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të majtë, dhe do të mungojë rreth dy muaj, me rikthimin e tij që pritet të jetë më 13 korrik.

Në anën tjetër, Ferland Mendy, i cili u lëndua në fillimin e ndeshjes ndaj Barcelonë në finalen e Kupës së Mbretit, do të mungojë për rreth dy muaj e gjysmë.

Real Madridi është në vendin e dytë në La Liga, me katër pikë më pak se Barcelona që e zë vendin e parë.

“Los Blancos” rikthehen në aksion të dielën ndaj Celta Vigos, me fillim nga ora 14:00./GazetaExpress/