Pezullohet për disa javë edhe kampionati holandez.
Organizatorët e Eredivisie kanë vendosur që të mos zhvillohet asnjë ndeshje futbolli deri më 31 mars për shkak të emergjencës së Coronavirusit.
Masa drastike u mor direkt nga qeveria që ka anuluar “të gjitha eventet në të cilat mblidhen më shumë se 100 njerëz. Të gjithë personat që shfaqin shenja gripi dhe që kanë kollë duhet të qëndrojë në shtëpi për të evituar kontaktet me persona të tjerë. Ai që mund të punojë në shtëpi, duhet ta bëjë”.
Tashmë, Serie A është shtyrë deri me 3 prill, Ligue 1 deri me 15 prill dhe La Liga për dy xhirot e ardhshme, nuk ka ende një vendim për Premierligën dhe Bundesligën, përveçse tani për tani qëndron në fuqi vendimi që ndeshjet të luhen pa tifozë.
Po ashtu janë shtyrë edhe dy ndeshje të Champions League, sfidat e kthimit mes Manchester City dhe Real Madrid.
Në Serie A, deri më tani dy lojtarë kanë dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19, Daniele Rugani i Juventusit dhe Manolo Gabbiadini i Sampdorias.
Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Gazeta Express/