Ndeshja e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të luhet pa tifozë, për shkak të kërcënimit nga sëmundja ngjitëse, koronavirus.
Takimi i PSG-së në udhëtim kundër Strasbourg u anulua të shtunën, për shkak të koronavirusit në Francë, transmeton Gazeta Express.
Tani, sfida e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nuk do të anulohet, por do të luhet pa tifozë.
Vendimi është marrë nga UEFA, derisa është konfirmuar edhe nga klubet se më e mira për të gjithë është që dyert e ‘Parc des Princes’ të jenë të mbyllura për tifozët. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...